MAShT planifikon kompensimin e orëve të humbura nga greva

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka njoftuar se sot në një takim me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA) kanë diskutuar mundësitë e zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës në arsim.

Ministri ka bërë të ditur në rrjetin social ‘Facebook’, se kanë biseduar për kohën më të përshtatshme kur mund të bëhet ky zëvendësim, dhe që për këtë, ai paralajamron vendim të detajuar.

“Pas diskutimeve të shumta dhe sugjerimeve të marra nga përgjegjësit e arsimit nëpër komuna, MAShT do të dalë me një vendim të detajizuar për kompensimin e orëve të humbura”, ka shkruar Bytyqi.

Ndërkaq, ministri i MAShTi-t nga ky takim ka njoftuar se ka kërkuar vëmendje të shtuar nga DKA-të dhe menaxherët e shkollave, që të identifikojnë në kohë rastet e dhunës, apo keqpërdorimeve të ndryshme në shkolla.

“Theksova se mësimdhënësit pa integritet duhet të identifikohen sa më parë, sepse për të tillët nuk do të ketë vend në institucionet arsimore”, është thënë në postimin e ministrit Bytyqi.

11 Shkurt 2019 - 14:23

Xheneta Murtezaj 11/02/2019 - 14:23
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend