MAShT kërkon 30 psikologë e 20 pedagogë për shkolla

30 psikologë dhe 20 pedagogë pritet të angazhohen në vitin e ri shkollor  për të gjitha shkollat e vendit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hapur konkurs për bashkëpunëtorë profesionalë

“Vendi i punës sipas regjioneve arsimore: Prishtinë 10 (6 psikologë dhe 4 pedagogë), Mitrovicë 5 (3 psikologë dhe 2 pedagogë), Prizren 9 (pesë psikologë dhe katër pedagogë), Ferizaj 8 (pesë psikologë dhe tre pedagogë), Pejë, 6 (tre psikologë dhe tre pedagogë) Gjilan, 6 ( katër psikologë dhe dy pedagogë) Gjakovë, 6 (katër psikologë dhe dy pedagogë)”, thuhet në njoftim.

Në bazë të këtij konkursi parashihen të punësohen 30 psikologë dhe 20 pedagogë, ku MAShT si bazë ligjore ka marrë Udhëzimin Administrativ për Funksionimi i Këshillit pedagogjik- psikologjik në shkolla si dhe Ligjin e Punës.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 16 korrik dhe të drejtë aplikimi sipas MAShT kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, të kenë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Më poshtë janë kriteret për pranim në këto pozita:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, të kenë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në uebfaqen e MASHT-it dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit 16.07.2019

Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në uebfaqen e MASHT-it http://masht.rks-gov.net/ , ose ta marrin në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, adresa: Rr. “Agim Ramadani” p.n. në zyrën 4, në arkivit ku edhe i dorëzojnë aplikacionet e plotësuara.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit. Diplomat duhet të jenë të noterizuara.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.