MAShT: Greva e paralajmëruar nga SBASHK-u po i dëmton vetëm nxënësit

Greva e paralajmëruar e mësimdhënësve që sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do të fillojë me 14 janar po kundërshtohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Këshilltari politik i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi ka thënë për KALLXO.com se kjo grevë do të dëmtojë nxënësit dhe procesin e tyre mësimor.

Ai tha se vendimi për rritjen e pagave në sektorin e arsimit ka një ndikim shumë të madh buxhetor, por pavarësisht kësaj  i japin të drejtë ankesave të tyre sepse siç deklaroi ai, koeficienti të cilin e kanë mësimdhënësit në Projektligjin për Pagat s’është i denjë.

“Nuk është aq e thjeshtë të merret një vendim sepse ka një ndikim të madh buxhetor. Ne si Ministri, jemi angazhuar që në Projektligjin për Pagat për mësimdhënësit që do të kenë rritje në karrierë do të kenë të ardhura më të larta dhe kjo është një hap pozitiv.”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Ai tregoi që pas publikimit të versionit të parë të këtij projektligji MAShT-i kishte bërë kërkesë në MAP për të rritur koeficientet për të punësuarit në arsim.

Gashi theksoi se që nga ajo kërkesë janë bërë ndryshime pozitive sepse është rritur koeficienti për 10 për qind.

“Ne të hënën kemi edhe disa takime në nivel qeverie dhe me komisionin përkatës parlamentar ku do të diskutohet për mundesitë e gjetjes se ndonjë zgjidhje të pranueshme për të gjithë. Përtej asaj që të drejtojmë gishin ndaj fajtorit, duhet të shohim rrugëzgjidhje të dalim nga ky problem.”, përfundoi këshilltari i ministrit tëArsimit.

KALLXO.com raportoi sot se sipas SBASHK-ut greva në arsim do të fillok me 14 janar.

SBAShK-u nuk heq dorë nga greva

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 11 janvier 2019