Masë edukative për të miturin që sulmoi gruan rome në Ferizaj

Gjykata e Ferizajt ka caktuar një vit masë edukative ndaj të miturit B.T, për shkak të veprës penale sulmi.

Ky i mitur ishte kapur në video teksa sulmonte një grua rome në maj të këtij viti.

Sipas prokurorisë së Ferizajit B.T ka kryer veprën penale sulmi, ndërsa me rastin e  mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor ka pranuar fajësinë.

Andaj të miturit gjykata i shqiptoi masën edukative – dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej një  viti, ndërsa me aktvendim të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit.

Prokuroria thotë se i pandehuri më 31 maj 2019 në Ferizaj, në rr.”Dëshmorët e Kombit”, “përkatësisht në sheshin e qytetit para postës, derisa e dëmtuara Z.S ishte duke ecur, pa asnjë arsye e sulmon duke e goditur fillimisht mbrapa me grusht në kokë nga e cila goditje e dëmtuara rrëzohet.

Pas kësaj i mituri në mënyrë të paskrupullt e godet me shkelma në fytyrë, pra i mituri me dashje e ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarës i motivuar për shkak të kombësisë së të dëmtuarës dhe ndikimet nga rrjetet sociale”

https://kallxo.com/sulmohet-perseri-gruaja-rome-kesaj-here-ne-ferizaj/?fbclid=IwAR1lO07CJLwvJFsrRtQ4gU6Dip0azdHIoIYzV3jdig5YJi_EjiNJYvkihvo