Foto:KALLXO.com

Masat 100% të Haradinajt,veriu i mbushur me miell e mallra serbe

Video

 

Emisioni “Drejtësia në Kosovë”, transmetoi hulumtimin ekskluziv gjashtë mujor, i cili tregoi lidhjen mes policisë dhe kontrabanduesve me mallra në veriun e Kosovës.

Qeveria e Kosovës, i ka shqiptuar masën prej 100% mallrave të Serbisë.

Çdo furnizim me mallra i Serbisë që tenton të hyjë në Kosovë duhet të paguaj taksë prej 100%.

Por sipas dëshmive e pamjeve të cilat emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi, kjo taksë nuk ndalon që në veriun e Kosovës të bëhet kontrabandimi i mallrave.

Një qytetar lokal i veriut të Kosovës tregon se në lokalin e tij fut prodhime serbe të cilat i blen në Serbi.

“Unë personalisht kur marr mall më lejojnë në sasi të vogla, se në sasi të mëdha nuk më lejojnë. Marr diçka të vogla mundesh si vaj, miell, por jo diçka më shumë. Për këtë arsye njerëzit shkojnë nga 5-6 herë. Çmimet janë më të lira atje (Serbi)”, tregon qytetari.

 

12 Janar 2019 - 13:35

Adelina Ahmeti 12/01/2019 - 13:35
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend