Foto: RTV 21

‘Martesa’ fiton çmim në Los Angelos

Filmi “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit ka arritur të fitojë  çmimin “Filmi i Parë më i Mirë në Bashkëpunim” në festivalin e filmit në Los Angelos.

Filmi “Martesa” paraqet një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese.

Skenarin e filmit e kanë realizuar Blerta Zeqiri dhe Kreshnik Berisha, ndërsa në tri personazhet kryesore luajnë: Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu, shkruan rtv21.tv.

Ndryshe, në festivalin e filmit në Los Angelos edhe filmi ”T’padashtun” i regjisorit kosovar, Edon Rizvanolli ka fituar çmimin “Audience Award Feature”.