Foto: Komuna e Istogut

Marrëveshje për Shtëpinë e Shëndetit dhe Ambulantat në Istog

Komuna e Istogut dhe “Caritas Kosova” kanë nënshkruar sot marrëveshje për mbështetjen e institucioneve sociale dhe shëndetësore të kësaj komune.

Sot është nënshkruar marrëveshja mes Komunës se Istogu dhe “Caritas Kosova” për bashkëfinancimin e projektit “Ngritja e përkujdesit dhe shërbimeve sociale dhe shëndetësore në shtëpinë e shëndetit dhe ambulantat në komunën e Istogut”.

Njoftimi është bërë i ditur nga Zyra e Informimit të Komunës së Istogut, ku është bërë e ditur se projekti ka për qellim mbështetjen e institucioneve sociale dhe shëndetësore që janë nën menaxhimin komunal.

Ndërkaq  vlera e këtij projekti dhe afati i përfundimit të tij nuk është bërë i ditur në njoftimin e komunës.