Foto: Kallxo.com

Marko Gjuriq me Autoblindë Drejt Prishtinës

Policia e Kosovës është duke e sjellë në Prishtinë shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, të cilin e ka arrestuar pak kohë më parë.

Burime të KALLXO.com thonë se Gjuriq është arrestuar nga Njësia Speciale dhe është duke u transferuar në kryeqytet.

Me dy autoblinda nën përcjelljen e tyre Gjuriq për pak pritet të arrijë në Prishtinës.

KALLXO.com ka tentuar të marr një përgjigje nga Policia por kontakti me ta ka qenë i pamundur.