Ilustrim: Patentë shoferë të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Maqedonia dhe Bosnja Nënshkruajnë Marrëveshjen për Patentë Shoferë

Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina nënshkruan marrëveshje për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve të dhënë në njërin ose në shtetin tjetër.

Me marrëveshjen, organet kompetente të dy shteteve në mënyrë reciproke i njohin patentë shoferët e qytetarëve të cilët i drejtojnë automjetet në territorin e njërit ose shtetit tjetër, shkruan Tv21.tv.

Përveç me BeH-në, deri më tani marrëveshje të tillë Maqedonia ka nënshkruar me Italinë, Spanjën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa në vijim është procedura për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla me Kosovën, Turqinë, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë. /21Media