Arkiv - Ilustrim

Mamusha e pranon ofertën e kryeministrit, nis të hënën mësimin

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasnic, ka bërë të ditur sonte se mësimi në shkollat e kësaj komune do të fillojë të hënën.

“Pas vendimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës se do të rriten pagat e arsimtarëve të Republikës së Kosovës njoftohen të gjithë arsimtarët dhe nxënësit të shkollës fillore Anadollu dhe Gjimnazit Atatürk se arsimi në Komunën e Mamushës do të fillon më datën 21.01.2019, të hënën”, ka shkruar Krasnic.

Krasnic përmes publikimit tregon se mësimi do të fillojë pas vendimit te kryeministrit Haradinaj për rritje pagash.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sonte se është takuar me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, të cilin e ka njoftuar për vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave për mësimdhënësve të sistemit parauniversitar.

Ka një rritje substanciale të pagave, tha Haradinaj, duke theksuar se për këtë rritje janë dakorduar të gjithë, përfshirë edhe partitë opozitare, raporton KALLXO.com.

https://kallxo.com/dorezohet-haradinaj-rrit-pagat-per-mesimdhenesit/

Haradinaj tha se për këtë rritje e ka njoftuar edhe kryetarin e SBASHK-ut, të cilit i ka kërkuar ndërprerjen e grevës.