Malishevë: Punonjësi i gurëthyesit lëndon dorën

Punonjësi i një biznesi i cili merret me përpunimin e zhavorrit ka marrë lëndime në një incident i cili ka ndodhur gjatë të martës.

Zëdhënësja e policisë  Lirije Podrimaj ka sqaruar për KALLXO.com se incidenti ka ndodhur në fshatin Banjë të Malishevës.

“Në vendin e ngjarjes policia ka  kuptuar se viktima kishte qenë duke punuar në shiritin bartës të zhavorit, me ç’rast shiriti aksidentalisht i ka kapur dorën dhe viktima ka marrë lëndime në dorën dhe krahun e djathtë (djegje)” ka thënë Podrimaj.

Podrimja tha se nuk mund të japin detaje sa i përket vendit të punës dhe kompanisë ku ka qenë duke punuar viktima, për arsye se në këtë rast është kyçur edhe Inspektorati i Punës.

Kallxo.com kishte raportuar gjatë ditës për këtë ngjarje.

https://kallxo.com/malisheve-lendohet-nje-person-ne-vendin-e-punes/