Malishevë, dalin nga veturat dhe përleshen në komunikacion

Policia e Kosovës ka arrestuar katër burra në komunën e Malishevës pasi që të njëjtit, pas një mosmarrëveshje në komunikacion, janë rrahur në mes vete.

Njëri nga të dyshuarit, pas rrahjes ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Përmes raportit 24 orësh të policisë, është bërë e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.