Ilustrim

Malishevë - Arrestohet djali pasi rrahu nënën

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka rrahur nënën e tij.

Rasti sipas policisë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Komunën e Malishevës.

Nëna e të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Pas intervistimit të të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.