Ilustrim

Malishevasi rrahë nënën për para

Prokuroria e Gjakovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për L.M. nga Malisheva nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Sipas njoftimit të prokurorisë L.M. dyshohet se ka kryer veprën penale të lëndimit të lehtë truporë.

“I pandehuri i ka kërkuar para nënës së tij e pasi që e njëjta nuk kishte para për ti dhënë, ai së pari ka filluar të thyejë gjëra në shtëpi dhe pastaj e ka goditur të dëmtuarën, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore “thuhet në njoftimin e prokurorisë së Gjakovës.

I njëjti sqaron se për sulmuesin është kërkuar paraburgim prej 30 ditësh.