Foto: Komuna e Malisheves/Facebook

Malisheva përgatitet për vërshime

Komuna e Malishevës ka filluar përgatitjen pasi që IHMK ka paralajmëruar vërshime në vend gjatë kësaj jave.

Përmes një njoftimi për media ka paralajmëruar qytetarët për përmbytje eventuale.

“Nga e marta paralajmërohet përkeqësim i motit dhe pritet të ketë vërshime apo përmbytje
Sipas paralajmërimeve që ka bërë Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik, nga nesër ( e martë) mund të ndodh të ketë vërshime apo përmbytje në Kosovë, për shkak të të reshurave të mëdha që pritet të ketë në vendin tonë në ditët në vijim, përfshi edhe territorin e Komunës së Malishevës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet  se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim së bashku me organet tjera relevante, është e përgatitur për tu përballë me situatën dhe përmbytjet eventuale.

“Prandaj ekipet përgjegjëse, në vazhdimësi do të monitorojnë situatën dhe njoftimet për qytetarë do të jenë të vazhdueshme, varësisht nga situate”, thuhet në njoftim.

Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës këtë të diel paralajmëroi se gjatë ditëve të ardhshme në vend do të ketë vërshime për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Sipas njoftimit të IHMK vërshimet do të paraqiten nga data 14 maj dhe do të përfshijnë pjesën perëndimore, jugore dhe veriore të Kosovës.

Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme.

https://kallxo.com/ihmk-tregon-se-ne-cilat-komuna-te-kosoves-mund-te-kete-vershime-te-shpejta/

.