Malisheva do të bëhet me qendër sociale banimi

Komuna e Malishevës zyrtarisht filloi ndërtimin e qendrës sociale të banimit

Në këtë qendër banimi pritet të vendosen rreth 40 familje në nevojë.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj është shprehur i lumtur me fillimin e ndërtimit të kësaj qendre sociale banimi.

“Jam shumë i kënaqur pasi kemi arritur që të fillojmë ndërtimin e një qendre të këtillë, përmes së cilës do të sigurojmë strehimin për 40 familje, dhe shfrytëzoj rasti që publikisht të falënderoj ministrinë për këtë projekt, me rëndësi të madhe për neve”, tha mes tjerash Begaj.

I pranishëm në këtë përurim ishte dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, njëherit kryetari i Nismës SocialDemokrate, e cila edhe udhëheq e këtë komunë.

Ndërtimi i kësaj qendre do të kushtoj rreth 650 mijë euro dhe është bashkëfianncim i Komunës dhe Ministrisë së Punës.