Makina e rrokullisur | Foto e ardhur në KALLXO.com

Makina Rrokulliset te Tuneli i Obiliqit

Në hyrje të qytetit të Obiliqit një makinë është rrokullisur te tuneli i Obiliqit, duke u kthyer përmbys.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografinë e makinës në të cilën shihet edhe prania e një polici në vend të ngjarjes.

Makina pas rrokullisjes ka bllokuar dy korsitë e rrugës.

Edhe dje një makinë doli nga rruga dhe u kthye në krah në afërsi të qytetit të Klinës.

Në Kosovë për dy vjet e pesë muaj 277 persona kanë vdekur nëpër aksidente.