Majlinda Mbetet Kampione

Kampionia botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi, ka fituar në finalen e Kampionatit Evropian të Xhudos që po mbahet në Poloni.

Fituesja e medaljes së artë në Olimpiadën ‘Rio 2016’ në finale në kategorinë deri në 52 kg ka mposhtur me ippon xhudisten nga Federata ruse, Alesya Kuznetsova.

Për të arritur në finale, Kelmendi mposhti polaken Joana Ramos.

Kjo është hera e tretë që kampionia kosovare e fiton këtë trofe.