Majlinda Kelmendi fiton të artën në Grand Slam

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Grand Slam-in e mbajtur në Dyseldorf të Gjermanisë.

Ajo në finale mundi xhudisten nga Mongolia, Lkhagvasuren për më pak se dy minuta përballje.