Macron paralajmëron një takim mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Francës,  Emmanuel Macron deklaroi sot në Beograd se ai dëshiron të ndërtojë një të ardhme të re europiane me Serbinë.

Ai tha se dëshiron të forcojë lidhjet mes Serbisë dhe Francës në fushën e sigurisë.

Macron tha se Serbia duhet të zbatojë reformat, por edhe BE të reformojë veten në mënyrë që të marrë Serbinë.

Ai tha se do të angazhohet me rastin e një takimi të ri që do të bënte një hap drejt arritjes së marrëveshjes për Kosovën.

“Ne ishim shumë të sinqertë në bisedime. Unë do të organizoj një takim me ju, kryeministren e Serbisë, udhëheqjen e Kosovës dhe kancelares Merkel. Franca dëshiron që të arrihet një marrëveshje. Serbia dhe Kosova janë vende europiane dhe ne duam që kjo të shndërrohet në fakte. Përgjegjësia jonë është të japim mbështetje për stabilitetin e rajonit”, tha presidenti Macron.

Duke folur rreth marrëveshjes finale me Kosovën, presidenti Macron tha se s’mund të përsëritet historia e para 20 vjetëve, por duhet ecur përpara.

“Nuk kam përgjigje konkrete për ju. Nuk ka zgjidhje magjike. Askush nuk e ka zgjidhjen në xhep. Zgjidhja është te ju”, porositi Macron./21Media