LVV: Thaçi e mban të bllokuar KQZ-në sepse i duhet PDK-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se do ta dërgoj presidentin Hashim Thaçi në Gjykatën Kushtetuese për, siç tha ajo, mos funksionimin e KQZ-së dhe dekorimin e anëtarëve të këtij institucioni.

“VV ka dërguar dy emra dhe po bëhen 3 muaj që kur Presidenti nuk po i dekreton ata. Ne do ta dërgojmë këtë në Gjykatën Kushtetuese, besojmë në javën ardhshme sepse ai e ka për obligim që të garantoj funksionimin e institucioneve”, tha Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit.

Ajo ka pyetur presidentin për mos funksionalizimin e KQZ-së, ndërsa ka akuzuar atë se po dëmton integritetin e këtij institucioni.

“Pse Presidenti Thaçi e mban të bllokuar KQZ-në? Sepse i duhet PDK-së, interesat që ka PDK atje, partia që deri dje e drejtonte Thaçi dhe praktikisht e përfaqëson edhe sot dhe së dyti, te logjika tregtuese  e presidentit Thaçi. Po dëmton dhe e ka rrënuar integritetin e KQZ-së. shumë asamblistëve po u cenohet mandati i tyre, unë i ftoj ata që të ankohen në Gjykatën Kushtetuese. Ky President po e degradon vendin, po e përdhos Kushtetutën e vendit”, tha ajo.