LVV pastron trotuaret nga bora në Fushë Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje pas reshjeve të mëdha të borës në vend ka ndërmarrë aksion për të pastruar trotuaret nga bora në komunat që nuk i udhëheqin.

Pas Gjakovës, LVV sot është parë duke pastruar rrugën “e Pejës” në Fushë Kosovë, komunë të cilën e udhëheq LDK.

Sipas një lexuesi që ka dërguar fotografi në KALLXO.com, iniciatorët e LVV-së, kanë pastruar edhe në oborrin e QKMF-së në Fushë Kosovë.

Gjithashtu, behet e ditur se ne mesin e aktivisteve është parë edhe ish kandidati i VV per kryetar te Fushë-Kosovës, Avni Zogiani.

Dje, Lëvizja Vetëvendosje qendra në Gjakovë përmes një komunikatë në “Facebook” kishte njoftuar se ka ndërmarrë aksion për pastrimin e rrugëve nga bora, pasi që sipas tyre “Komuna e Gjakovës nuk po e kryen punën që i takon”.

 

https://kallxo.com/vetevendosje-pastron-rruget-e-gjakoves-nga-bora/