Albin Kurti - Foto: Facebook

LVV- Haradinajt: Po gënjen

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk e tha të vërtetën kur u deklarua për uljen e papunësisë në vend.

Në një postim në “Facebook”, LVV thotë se papunësia është rritur për 2 mijë e 253 persona.

“Kryeministri, ditë më parë, deklaroi rrejshëm për ulje të papunësisë në vendin tonë. Madje edhe të dhënat zyrtare nga ASK demantojnë deklaratën e tij”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes.

“Ai mund të gëzohet me të dhënat nga tregu i punës, duke manipuluar me përqindje, por realiteti që shfaqin ato është rritje e numrit të personave joaktivë, ulje të të punësuarëve dhe rritje të numrit të të papunëve”, thuhet tutje në reagimin e LVV-së.

Ditë më parë, shefi i Qeverisë tha se papunësia në Kosovë është zvogëluar.

“Bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në Kosovë, është ulur në 26.9 %, për periudhën janar – mars 2019 në krahasim me periudhën tetor – dhjetor 2018 që ishte 31.6%”, kishte deklaruar ai.

Kryeministri, ditë më parë, deklaroi rrejshëm për ulje të papunësisë në vendin tonë. Madje edhe të dhënat zyrtare nga…

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Lundi 24 juin 2019

www.kallxo.com