Ilustrim

Lutjet që gratë e rikthyera nga Siria të mbrohen në liri

18 nga 32 gratë e kthyera nga Siria sot dolën para Gjykatës në Prishtinë nën dyshimin se që nga viti 2014 e deri në prill të këtij viti kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak.

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur seanca për grupin e parë prej dhjetë grave. Ndërsa sot 18 gra të tjera kanë dalë para Gjykatës. Të gjithave, Gjykata ju ka caktuar arrest shtëpiak.

KALLXO.com mëson se avokatet e të pandehurave i janë lutur trupit gjykues që të mos u caktojë arrest shtëpiak sepse kanë thënë se shumica prej të dyshuarve kanë fëmijë për të cilët duhet të kujdesen.

Avokatet e të pandehurave po ashtu kanë shtuar se këto gra kanë nevojë për risocializim dhe riintegrim në shoqëri, pasi sipas tyre atje kanë qëndruar në kushte të vështira gjë qe ka ndikuar në gjendjen e tyre psiqike.

Të pandehurave R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L, sot Gjykata e Prishtinës iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për secilën veç e veç duke filluar nga data 24.04.2019 deri me datë 24.05.2019.

Katër nga njëmbëdhjetë gratë, për të cilat KALLXO.com posedon informacione, janë të veja.

V.A., Sh.T., M.T., dhe G.L-K., janë gratë që kanë deklaruar se kanë mbetur të veja, pasi burrat e tyre janë vrarë në vatrat e luftërave në Siri dhe Irak.

Sipas këtyre deklaratave, rezulton se nëntë fëmijë kanë mbetur jetimë gjatë këtyre luftërave.

32 gra janë kthyer nga Siria të premten pas një aksioni masiv të rikthimit të kosovarëve nga atje. Të njëjtat, dje dhe sot, kanë dalë para Gjykatës në Prishtinë nën dyshimin se të pandehurat që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak.

KALLXO.com posedon informacione për njëmbëdhjetë nga këto gra, të cilat kanë fëmijë nga martesat e tyre e që janë gjithsej 28 fëmijë.

  • T ka katër fëmijë,
  • I ka katër fëmijë (fëmijë më i madh është i moshës 7 vjeçare dhe më i vogli është 9 muaj),
  • H ka katër fëmijë,
  • A ka tre fëmijë,
  • I ka tre fëmijë (3 muaj, 4 vjeç dhe 2 vjet e gjysmë),
  • S ka dy fëmijë,
  • A ka dy fëmijë,
  • D ka dy fëmijë,
  • L ka dy fëmijë (1 vjeç dhe 3 vjeç),
  • T ka një fëmijë,
  • L-K ka një fëmijë,

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur seanca për grupin e parë prej dhjetë grave. Ndërsa sot 18 gra të tjera kanë dalë para Gjykatës.

Te gjithave, Gjykata ju ka caktuar arrest shtëpiak.

Ata kanë qenë duke qëndruar në Siri në kohën e luftimeve, bashkë me burrat përkatësisht baballarët e tyre.

Nga Siria bashkë me rreth 110 persona të tjerë, kryesisht gra e fëmijë të kosovarëve që kanë luftuar përkrah grupeve të ndryshme në Siri e Irak. Në këtë grup janë kthyer edhe katër të dyshuar për pjesëmarrje si luftëtarë në këto luftëra.

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Arijan Kryeziut, Visar Qugovcit dhe Agon Misinit. Me vendimin e kësaj Gjykate tre të dyshuarit do të qëndrojnë për 30 ditë në paraburgim. Masa e njëjte iu caktua edhe të dyshuarit të katërt R.T., i mitur.

Nga 110 të kthyerit , 32 prej tyre kanë qenë gra dhe 74 fëmijë, të cilët kanë qëndruar në Qendrën e Azikkërkuesve në Vranidoll të Prishtinës, për tri ditë me radhë apo 72 orë.

Megjithëse 110 shtetas kosovarë janë kthyer nga Siria, mbi 80 të tjerë vazhdojnë të jenë në zonat e konfliktit.

Sipas të dhënave në Siri vazhdojnë të jenë rreth 30 luftëtarë, 49 fëmijë dhe tetë gra.

https://kallxo.com/nga-sa-femije-i-kane-grate-e-kthyera-nga-siria/

 

https://kallxo.com/te-kthyerat-nga-siria-kater-gra-te-veja-me-nente-femije-jetime/