Lutfi Haziri për herë të dytë përuron asfaltimin e rrugës Gjilan – Livoç

Pasi kanë kaluar më shumë se një vit rruga katër korsi Gjilan – Livoç ka ardhur drejt përfundimit.à7

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se punimet që janë duke u bërë në përmbylljen e projektit të zgjerimit të rrugës Gjilan – Ferizaj do të krijoj lehtësira të mëdha në qarkullimin e automjeteve.

“Pas asfaltimit do të aktivizohet edhe ndriçimi publik, që kjo rrugë për një kohë shumë të gjatë nuk e kishte. Krahas kësaj rrugë është duke u punuar në mënyrë permanente edhe në rrugën e Kumanovës e cila është në afërsi të saj rruge dhe kyçjet që janë të kontraktuara me rrethrrotullim në këtë aks rrugor, pranë hyrjes së Spitalit Regjional. Kjo trase e rrugës në formatin katër korsi do të vazhdoj deri te furra Çoçaj dhe kështu do të përmbyllet ky segment i veçantë, për të vazhduar me hyrje daljen në drejtim të Prishtinës”, ka thënë Haziri.

Ai ka falënderuar banorët në këtë rrugë dhe komunitetin e biznesit që nuk kanë penguar në asnjë moment gjatë realizimit të punimeve në këtë projekt.

Asfaltimi i kësaj rruge kishte filluar më saktësisht me 20 qershor të vitit 2018 dhe ka gjatësi prej mbi 3 kilometrash dhe gjerësi prej 20 metrave.

Një inagurim i ngjashëm kishte ndodhur edhe para një vitit kur Haziri kishte inaguruar punimet në këtë rrugë.

https://kallxo.com/nis-asfaltimi-i-rruges-kater-korsi-gjilan-livoc-i-ulet/

.