Lutfi Haziri flet për takimin me Sami Lushtakun, Sylejman Selimin dhe Ukë Rugovën

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku shihet se mysafirë e kishte Sami Lushtakun e PDK-së, Sylejman Selimin, Ukë Rugovën e disa persona të tjerë.

Në reagimin e tij Haziri ka shkruar se fotoja nuk është e ‘kohës’ dhe se ai ndodhet jashtë shtetit.

“Po lexoj e po shoh foto në disa portale për gjoja një darkë mbrëmë në Gjilan. Unë jam në udhëtim jashtë shtetit për motive familjare. Me vjen keq për nivelin e tillë të lajmeve. Nuk ka as të vërtetë e as nuk është e kohës. Lutem që të kenë fuqinë e ta përgënjeshtrojnë këtë lajm të rrejshëm. Gara e LDK do ta ruaj unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë LDK. Nuk mundeni me na thy. Frika e dikujt që po përçohet me lajme të rrejshme është e shitur nga disa që i frikohen unitetit të LDK”, ka shkruar Haziri në rrjetin social ‘Facebook’.

Në fotografinë që qarkulloi të martën në media, Haziri shihet duke pirë verë, birra dhe duke ngrënë mish me bollëk bashkë me Sami Lushtakun e PDK-së, Sylejman Selimin, Ukë Rugovën e disa persona të tjerë.

Kjo darkë, sipas burimeve të KALLXO.com, është shtruar më 14 mars.

https://kallxo.com/mishi-ben-bashke-sami-lushtakun-sylejman-selimin-uke-rugoven-e-lutfi-hazirin/