Lutfi Haziri, LDK, Gjilan. Foto: Kallxo.com

Lutfi Haziri Dënohet me 3 Mijë Euro

Vendimi i Panelit Zgjedhor është marrë pas ankesës së ekipit të monitoruesve të BIRN dhe Internews Kosova, në të cilën pretendohej se Haziri ka shkelur Kodin e Mirësjelljes kur publikoi fotografi të fëmijëve në fushatë në rrjetin social “Facebook”.

Ankesa e sotme është e teta për shkelje nga subjekti LDK e cila është miratuar.

Deri më tani LDK është dënuar nga PZAP me 12 e 800 euro bazuar në ankesat e BIRN dhe Internews Kosova.