Lutfi Haziri, LDK, Gjilan. Foto: Kallxo.com

Lutfi Haziri Anulon Konkursin për Mësimdhënës

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka anuluar një konkurs të Drejtorisë së Arsimit në Gjilan për shkak të shqetësimeve të ngritura për konflikt të interesit.

“Sapo e anulova një konkurs të Drejtorisë së Arsimit, për shkak të tejkalimit të autorizimeve zyrtare e konfliktit të interesit dhe autorizova rishpalljen e tij. Toleranca do të jetë zero sa i përket shkeljes së ligjeve në fuqi. Ky vendim nuk i pengon në asnjë mënyrë parapërgatitjet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë në shkollat e Gjilanit dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. Përkundrazi, jemi të vendosur në realizimin e objektivave të mëdha për arsimin në Gjilan”, ka shkruar Haziri në profilin e tij në Facebook.

Në këtë konkurs të anuluar bëhet fjalë për 28 pozita të mësimdhënësve.

Ky vendim është publikuar sot gjatë ditës dhe reagimi i Hazirit menjëherë në mbrëmje.

Këto janë pozitat e anuluara:

12 Janar 2018 - 23:16

Taulant Osmani 12/01/2018 - 23:16
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend