Lushtaku: Me Rezolutën për Gjenocid kërkojmë që Serbia t`i pranoj krimet në Kosovë

Kuvendi i Kosovës është duke bërë shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë.

Me këtë rast deputeti, Mergim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se subjekti i tij politik e mbështet këtë rezolutë.

“Konsideroj se është një shpagim një njërën anë dhe mirënjohje në anën tjetër për të gjithë ata që kanë sakrifikuar në Kosovë në çfarëdo forme apo mënyre, nëse arrimë që përmes kësaj rezolute si një proces që Serbia të marrë dënimin e merituar bashkë me kolegët tjerë deputet kemi punuar që të arrimë deri këtu që Kuvendi të dalë më një rezolutë për krimet e Serbisë në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij qëllimi i rezolutës është që Serbia ti pranoj krimet që i ka kryer në Kosovë dhe të tregoj se ku janë trupat e të pagjeturve.

“Përmes kësaj rezolute kërkojmë që Serbia ti pranoj krimet që ka kryer në Kosovë. Kuvendi i Kosovës nisur nga faktet për krimet që ka kryer, Serbia ka pasur për qëllim zhdukjen e shqiptarëve në Kosovë. Serbia edhe 20 vite pas luftës vazhdon që ti fshehë edhe çështjen e të pagjeturve”, tha ai.