Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit. Foto: Kallxo.com

Lumezi: Shumë Shpejt Organizohet Provimi i Jurisprudencës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Komisionin për Provimin e Jurisprudencës në krye të të cilit është Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Vendimi që Lumezi të jetë në krye të Komisionit ishte marrë nga Qeveria e Kosovës më 1 shkurt të këtij viti.

Në një prononcim për KALLXO.com, Kryeprokurori i Shtetit tha sot se me kënaqësi do ta pranojë këtë përgjegjësi dhe se shpreson se bashkë me anëtarët e tjerë të Komisionit do ta arsyetojnë besimin e marrë.

“Me kënaqësi do ta pranoj këtë përgjegjësi për të drejtuar së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit për provimin e  jurisprudencës dhe me ndjenjën më të thellë shpresoj se do të arsyetojmë besimin e marrë“, tha Lumezi për KALLXO.com.

Aleksandër Lumezi tha se ajo që kërkohet prej Komisionit është që së bashku me Ministrinë e Drejtësisë sa më shpejt të organizojnë provimin, “për t’u krijuar mundësi juristëve të rinj për t’u përgatitur në aspektin profesional”.

Anëtarët e tjerë të Komisionit të drejtuar nga Lumezi janë Haxhi Gashi, Nebojsha Boriq, Afërdita Bytyqi dhe Enver Peci.

http://kallxo.com/aleksander-lumezi-ne-krye-te-komisionit-te-jurisprudences/

Procesi i emërimit të Lumezit në këtë pozitë ka qenë i bllokuar për shkak të dyshimeve të ngritura ndaj tij për falsifikim të provimit të jurisprudencës.