Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit. Foto: Kallxo.com

Lumezi: Kuvendi të Mos Ndërhyjë në Sistem Gjyqësor

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kërkoi sot që politika të mos ndërhyjë në çështje të drejtësisë.

Këtë kërkesë, Lumezi e bëri në një ngjarje të organizuar nga Gjykata Supreme e Kosovës ku u lansua Udhëzimi për Politikat Ndëshkimore.

Lumezi tha se doracaku i përuruar sot ka për qëllim funksionimin më të mirë të sistemit gjyqësor, ndonëse ekzistojnë disa mangësi.

Lumezi përmendi tendencat e politikës për të ndërhyrë në organet e drejtësisë, sidomos me anë të një Rezolute të miratuar në Kuvend muajin e kaluar rreth rastit të aktivistëve të Vetëvendosjes të dënuar për terrorizëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë në rastin e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës të vitit 2016.

“Nuk duhet të ndërhyhet në rrugët e drejtësisë”, theksoi Lumezi duke aluduar në rekomandimet e Vetëvendosjes të miratuara në Kuvend.

Ndaj këtij miratimi kishte reaguar edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës të rekomandimeve të Lëvizjes Vetëvendosje.

http://kallxo.com/keshilli-gjyqesor-reagon-per-votimin-e-rekomandimeve-per-aktivistet-e-denuar-te-vv-se/