Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i Shtetit. Foto: Atdhe Mulla

Lumezi: Deri në Qershor Presim Rezultate në Rastet e Shënjestruara për Liberalizim të Vizave

Pas kalimit të demarkacionit, vëmendja është kthehet te gjyqësori. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kriteri thelbësor për liberalizim, me theks në rastet e shënjestëruara paraprakisht.

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova, ku po flitet për raportin me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave, Kryeporokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi tha se pajtohet që nuk ka rezultate konkrete në vendimet përfundimtare në rastet e shënjestruara për liberalizim.

“Ka vërejtje nga gjyqtarët që disa aktakuza nuk kanë qenë të mbështetura në prova”, tha Lumezi.

“Pajtohem që nuk kemi përparim dhe rezultate konkrete për vendime përfundimtare. Përpos kësaj duhet të kihet parasysh që rastet e evidentuara si të shënjestruara, ne i kemi cilësuar si rëndët më të lënda në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Lumezi tha se Prokuroria ka shënjestruar 40 raste, dhe se këto ditë bashkë me me kryeporokurorin e Prokurorisë Speciale janë në fazën e shënjestrimit edhe të disa lëndëve dhe deri në fund qershorit të dalin me rezultate më konktete.

Ai tha se e kanë formuar databazën me këto raste dhe me veprimet të cilat duhet të ndërmerren.

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova, ku është  publikuar raporti me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave po flasin Faik Ispahiu, Kallxo.com; Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit;  Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme; Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë; Reshat Millaku, Prokuror, Koordinator i KPK-së për rastet e shënjestruara; Hasan Shala, Kryetar i Gjykatë së Apelit; Afërdita Bytyqi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë; Skënder Çoçaj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Pjesëmarrës janë edhe gjyqtarë dhe prokurorë të rasteve specifike të shënjestruara, avokatë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.