Një hartë imagjinare e Ballkanit nga i ashtuquajturi "Shteti Islamik" | Foto: Facebook

Luftëtarë të Rinj nga Kosova Drejt ISIS

Siç mëson KALLXO.com dy shtetas të Kosovës kanë tentuar që në fund të korrikut ti bashkëngjiten grupit terrorist.  Të njëjtit janë depërtuar nga Turqia në Kosovë para dy ditësh ndërsa me një vendim të gjykatës së Prishtinës ata janë paraburgosur për 30 ditë.

Lajmi për para burgosjen e tyre është konfirmuar nga gjykata e Prishtinës

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.D dhe K.B  në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji “thuhet në njoftimin e gjykatës.  I njëjti sqaron se të pandehurit me dt. 25.07.2017, janë larguar nga Kosova ku kanë kaluar pike kalimin kufitar në Hanin e Elezit dhe me dt. 26.07.2017 kanë mbërritur në Aeroportin Ataturk të Stambollit. Dy ditë më vonë shqiptarët e Kosovës ishin hasur nga autoritetet Turke tek kalonin kufirin Turko Sirian.

Në vazhdimësi Kosova është përballur me problemin e radikalizmit dhe pjesëmarrjes së shtetasve të saj në luftërat e huaja. Llogaritet se mbi 200 Kosovarë vazhdojnë të jenë në zonat e konflikti përfshirë këtu rreth 40 gra dhe 27 fëmijë.