Lufta tregtare Kinë- ShBA që shkaktoi humbje në kursimet pensionale

Viti 2018 ishte vit i humbjes së madhe në kursimet pensionale në Trustin Pensional.

Në një rënie prej 5.2 për qind, fondi i kursimeve pensionale humbi rreth 85 milionë euro.

Për të diskutuar këtë rënie, në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, ishte ftuar Drejtori i Trustit Pensional, Adrian Zalli i cili shpjegoi pse ka ndodhur kjo rënie.

“Ramja ka ndodhë për shkak të disa faktorëve dhe kanë qenë faktorë që kanë ndodhë relativisht shpejt. Faktori kryesor ka qenë lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës”, tha Zalli.

Megjithatë ai theksoi se në plan afatgjatë Trusti qëndron mirë, pasi sipas tij që nga themelimi kanë shënuar 40 për qind kthim në investimet në fondin pensional.

Deklaratën e plotë të Zallit mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: