Ilustrim: Mbyllja e një lokali nga ATK - Foto: KALLXO.com

Lufta ndaj bastoreve, inspektori i ATK-së akuzohet për spiunazh

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër tetë personave për organizim të bixhozit të paligjshëm.

Tetë të akuzuarit e këtij rasti janë S.F., R.L., D.H., A.K., B.I., R.I., S.H., F.I.

Sipas aktakuzës S.F, A.K, dhe D.H., që nga muaji shkurt 2015 e deri më 01 dhjetor 2016 kanë organizuar në mënyrë të kundërligjshme lojëra të fatit.

Njëjtë kanë vepruar edhe R.L., A.K., D.H., dhe B.I.

Ata akuzohet së këto veprime i kanë ndërmarrë nga fillimi i vitit 2016 e deri më 1 dhjetor 2016, në vende të ndryshme në Kosovë.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit R.L., më 1 dhjetor 2016, në shtëpinë e tij në Gjilan, i janë gjetur një revole, një armë gjuetie, dhe 435 copë fishek të armës së gjuetisë dhe të revoles e të cilat ishin në pronësi të tij.

Po ashtu, R.I., dhe S.H kanë njoftuar menaxherët e kompanive të lojërave të fatit për aksionet e ATK-së, kur  dhe ku ata do të dalin në aksion vetëm apo me Policinë dhe Doganën e Kosovës, më qëllim që t’i mbyllin lokalet e tyre do të mund të ju iknin ndëshkimeve.

Sipas aktakuzës, F.I, i ka përcjell informata zyrtare të R.I. lidhur së kur dhe ku do të kryhen kontrolle nga inspektorët e ATK-së, duke përdorur përdorë fjalët “jam në qytetin e Gjakovës, jam në Gjilan, Viti etj, a ke kohë për kafe”, duke ju dhënë kështu informata se në cilin qytet janë duke dal kontrolla e ATK-së për inspektim të lokaleve.