Lokomotiva që barti 400 mijë shqiptarë për në Maqedoni, do të shndërrohet në muze

Me mbishkrimin “20 vjet gjenocidi serb”, lokomotiva me tre vagonë, që gjatë luftës ka bartur rreth 400 mijë shqiptarë nga Kosova për në Maqedoni, ka arritur në  Bllacë, në afërsi të kufirit të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.

Në këtë vend  do të vihet gurthemeli i Qendrës Përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët “Bllaca 99”.

“Këtë rradhë, do të jetë hera e fundit që ky tren merr këtë rrugë, pasi që nga 10 prilli e tutje, ai do të shndërrohet në muze. Qeveria e Kosovës u kujdes nga imazhi i vagonëve, të kujtojë përgjithmonë atë që iu ndodhi mbi 400 mijë shqiptarëve, dy dekada më parë”, thuhet në njoftimin e komunës së Hanit të Elezit.