Takimi mes ministrit Valdrin Lluka dhe përfaqësuesve të ENTSO-E, Foto: MZhE

Lluka takohet me përfaqësuesit e ENTSO-E për implementimin e marrëveshjes për energji

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot përfaqësuesit Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë (ENTSO-E), Peter Hoffmann dhe Laurent Rosseel. 

Këta përfaqësues po qëndrojnë në një mision fakt-mbledhës lidhur me problemet që ka Kosova në faturimin dhe furnizimin energjisë elektrike në veri te vendit, devijimet në sistem të muajve të fundit si dhe pengesat që po i bën Serbia për operimin e KOSTT-it, si çelës për eliminimin e problemeve me te cilat po ballafaqohet rrjeti i transmisionit në Kosovë.  

Ministri Lluka theksoi se Kosova është e interesuar në implementimin e marrëveshjes së Brukselit për energji, por është pala serbe që me vite po iu bën obstruksion obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje, duke i shkaktuar humbje financiare dhe probleme teknike në operim KOSTT-it. 

“Përkundër bllokadave të shumta nga Serbia, ne jemi duke implementuar kërkesat që dalin nga pako e tretë të ligjeve për energji në lidhje me hapjen e tregut dhe integrimit drejt një tregu regjional te energjisë”, tha ministri Lluka.

Duke shtuar se në këtë kontekst shpreson që edhe ENTSO-E të ndihmojë në këtë proces duke llogaritur që KOSTT ka dëshmuar teknikisht se i plotëson kriteret për të operuar si zonë e pavarur rregulluese dhe të qenit anëtar i ENTSO-E. 

Marrëveshja për Energji është njëra prej marrëveshjeve të arritura në mes të Serbisë dhe Kosovës në dialogun disavjeçar.

Kjo Marrëveshje, e arritur në vitin 2013, nuk po zbatohet. Moszbatimi i saj ka pasoja të mëdha për Republikën e Kosovës qoftë në menaxhimin e sektorit të energjisë apo edhe financiare.

Dikur KEK-u e tash KESCO janë duke i furnizuar me energji elektrike katër komunat me shumicë serbe, por asnjëherë deri më tani nuk kanë pranuar asnjë pagesë. Këtë rrymë të shpenzuar në veri deri në muajin dhjetor të vitit 2017 e kanë paguar qytetarët e tjerë, kurse tash i paguan Qeveria e Kosovës. Përveç kësaj, Serbia duke u thirrur si pronare e rrjetit të transmisionit përfiton miliona euro, mirëpo ka ndikim edhe çmimin e energjisë së importuar.

E një nga pasojat e fundit është pamundësia për të funksionalizuar linjën interkonektive 400 kV që lidh Kosovën me Shqipërinë. E quajtura “Autostrada Energjetike” nuk po mund të funksionalizohet në plotëni përkundër që janë bërë gati 2 vjet që kur ka qenë e gatshme për të bartur energji.

Janë realizuar me sukses të gjitha testimet e operimit të linjës interkonektive 400 kV nga KOSTT dhe OST Shqipëri, por funksionalizimi i saj nuk është realizuar. Shkak është mos-implementimi i marrëveshjes për kyçje KOSTT-ENTSO-E si pasojë e pengesave të shkaktuara nga Serbia përmes operatorit të tyre (EMS).

https://kallxo.com/mosmarreveshjet-kosove-serbi-demtojne-tregun-europian-te-energjise/

Humbjet Milionëshe në Energjetikë

https://kallxo.com/kostt-3-mars-jane-nderprere-devijimet-ndaj-rrjetit-interkonektiv/