Lluka: Synojmë importimin e profesorëve për elektro- energjetikë

Mungesa e kuadrove për mësimdhënie në fushën e elektro-energjetikës ka ngritur alarm për qeverinë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se duke parë nevojën e madhe për punësim në këtë sektor kanë kërkuar zgjidhje për rritjen e të diplomuarve në këtë fushë.

Në DebatPernime në ‘Jeta në Kosovë’, ku u debatua për rininë, Lluka tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe institucionet e arsimit të lartë janë duke punuar në strategji për zgjidhjen e këtij problemi.

“Energjia është një sektor ku do të investohen rreth 3 miliardë euro në 10 vitet e ardhshme. Do të jetë punëdhënësi kryesor në vend. Universiteti I Prishtinës e ka mbyllur masterin, doktoraturën dhe po rrezikohet edhe Bachelori i Elektro Energjetikës.Ka me ardhë një plan, jemi duke i shikuar mundsitë e importimit të profesorëve me orar të plotë deri sa ti gjenerojmë kapacitetet tona, sigurimi i bursave për master dhe doktoraturë”, tha ai.
Krijimi i një grupi punues për këtë problematikë ishte votuar në qeveri me propozim të Ministrit Lluka.

Për temën e rinisë dhe punësimit debatojnë:Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit; Valdrin Lluka, Ministër i Ekonomisë ; Trina Binaku, Iniciativa e të Rinjve për Drejta të Njeriut; Vlladimir Zhivkoviq, punon në Helvetas ne punësimin e të rinjëve; Shpresa Agushi, që punon me komunitetin rom në organizatën ROGRAEK; dhe Eurisa Rukovci, themeluese e aplikacionit SHNET për edukim seksual.

Emisionin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: