Llogaria e Lumir Abdixhiut: Buxheti shkon në paga e skema sociale

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar rreth votimit në lexim të dytë të projektligjit për pagat.

Ai përmes një publikimi në Facebook ka thënë se votimi i këtij projektligji është I mirë për sektorin public dhe jo atë privat.

“Që ta dini, nga sot, 740 milionë euro paga, 660 milionë euro skema; Nga Buxheti 1.9 miliardësh, plot 1.4 miliardë euro për paga e skema në vit. Lajm shumë i mirë për përfituesit e sektorit publik; pabarazi enorme për secilin tjetër në sektorin privat e të papunë. Merreni si të doni, por – për të gjithë bashkë – spitalet mjerim, shkollat PISA, gjyqësorët krim e të rinjtë e papunë do të jenë të zakonshëm për shumë kohë. Popullizmi këtë ka”, ka shkruar Abdixhiku.

Sot në Kuvendin e Kosovës disa orësh debat dhe votim të mbi 70 amandamenteve, Kuvendi i Kosovës ka votuar projektligjin për paga me 63 vota pro, 0 kundër dhe 1 abstenim.

Përmes këtij projektligji shumë zyrtarëve të sektorit publik i’u është rritur paga.

 

https://kallxo.com/kalon-projektligji-per-paga/