Ramiz Lladrovci, PDK, Drenas. Foto: Atdhe Mulla

Lladrovci përsëri padit për shpifje Xhavit Drenorin

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka ngritur padi për shpifje ndaj ish-asamblist komunal, Xhavit Drenori, e dyta brenda një jave ndaj personit të njëjtë.

Ramiz Lladrovci përmes një publikimi në Facebook ka bërë të ditur se ka paditur kundër kandidatin në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Xhavit Drenorin.

Lladrovci ka thënë se pret nga organet e drejtësisë të merren seriozisht me rastin dhe t’u jepet fund shpifjeve dhe fyerjeve të Drenorit.

“Edhe një padi kundër shpifjes dhe fyerjes. Po, tash e deponova padinë e radhës për kundër kandidatin tim nga fushatat zgjedhore, Xhavit Drenori, i cili ka harruar se zgjedhjet janë kryer moti. Pres nga organet e drejtësisë, t’i japin fund me vendime meritore, shpifjeve dhe fyerjeve të këtij personi, i cili ka tejkaluar çdo normë me deklaratat e tij”, tha Lladrovci.

“Kam besim se veprimi i shpejtë i organeve të drejtësisë ndaj këtij personi, do t’i ndihmoj ta shoh të vërtetën dhe të ballafaqohet me të gjitha shpifjet që po i bën. Po të pres në gjyq shpifës!”, ka shkruar Lladrovci.

https://kallxo.com/lladrovci-ngrit-padi-ndaj-drenorit/