Ramiz Lladrovci - Foto: KALLXO.com

Lladrovci liron nga detyra një drejtor

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra drejtorin për Buxhet e Financave Labinot Gruda, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, vetë Gruda kishte kërkuar që të lirohet nga kjo pozitë në komunës e Drenasit.

“Kërkesa për lirim nga detyra e drejtorit për Buxhet dhe Financa e Labinot Gruda, ka të bëjë ekskluzivisht për arsye te tij personale”, thuhet në komunikatë.

Tutje, ‘Kryetari Lladrovci e ka falënderuar ish-drejtorin Gruda për bashkëpunimin e ofruar sa ka qenë në pozitën e drejtorit dhe i ka uruar suksese në karrierë’.