Lojtarë të Liverpool - Foto: Rtv21

Liverpool është kundërshtari i Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve

Ishte një ndeshje dramatike, që dhuroi 6 gola, një ndeshje ku Roma sulmoi mjaft mirëpo përfundimisht kjo nuk mjaftoi.

Për 25 minuta u shënuan 3 gola në ndeshjen Roma – Liverpool.

Pas golit të parë të Sadio Manes në minutën e 9-të, autogoli i James Milner barazoi rezultatin në minutën e 15-të, shkruan rtv21.tv.

Minuta e 26-të solli golin e radhës, këtë herë ishte mesfushori Giorgino Wijnaldum i cili shënoi me kokë për Liverpoolin, duke dërguar rezultatin në 1 me 2.

Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko barazoi rezultatin në 2 me 2 në minutën e 52-të, ndërsa Radja Nainggolan shënoi për 3 me 2 në minutën e 86-të e pastaj edhe në minutën e 90-të nga penaltia për rezultatin e kësaj ndeshje 4 me 2.

Mirëpo fitorja e thellë e Liverpoolit në ndeshjen e parë nënkupton që ndeshja përfundoi me rezultat 6 me 7, në favor të anglezëve./21Media