‘Lista Serbe’ shpall fitoren në Veri (VIDEO)

Partia “Lista Serbe” ka shpallur fitoren në katër komunat në Veri pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zvecan e Leposaviq.

Nga pamjet e KALLXO.com, shihet se tashmë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic shihet duke festuar në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën Veriore.

 

 

Në katër komuna në veri të Kosovë janë mbajtur zgjedhjet për kryetarë. Pjesëmarrëse në zgjedhje ishin Lista Serbe, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Zgjedhjet u mbajtën pas dorëheqjes së katër kryetarëve si reagim ndaj vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Deri më tani është raportuar së mbarëvatja e procesit zgjedhor ka kaluar pa ndonjë incident që vlen të përmendet.

 

19 Maj 2019 - 21:29

Valon Fana 19/05/2019 - 21:29
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend