Konferenca e Lista Srpska 14.12.2018 - FOTO KALLXO

Lista Serbe paralajmëron ankesë në Kushtetuese për votimin e Ushtrisë nga ana e Kuvendit

Sllavko Simiq, deputet dhe nënkryetar i ‘Listës Serbe’, në konferencën e mbajtur pas formimit të Ushtrisë së Kosovës nga ana e Kuvendit, tha se nuk kanë dashur të jenë pjesë e seancës si shenjë e kundërshtimit ndaj formimit të ushtrisë.

“Në emër të të gjithë serbëve por edhe në emër të zëvendësit të Listës Serbe, nuk kemi marr pjesë sot në seancë duke shfaqur kështu kundërshtimin tonë për thyerje të të gjitha akteve të cilat i kanë marr vetë shqiptarët. Andaj nuk kemi dashur që me prezencën tonë t`i japim legjitimitet këtij akti”, tha Simiq.

“Dua të potencoj se përveç të thyerjes më brutale të të gjitha akteve në fuqi me këtë është thyer edhe secili akt i drejtësisë që është miratuar edhe nga vet shqiptarët. Ajo që është më e tmerrshme në këtë moment nuk kemi asnjë koment të përfaqësuesve ndërkombëtar në lidhje me këto shkelje të këtyre rregullave që në përkthim do të thotë për deputetët serb, por edhe të gjithë popullin serb se drejtësia që do të mbronte pozitën e serbëve nuk do të thotë se vlejnë nëse kështu do të vendosin përfaqësuesit e shumicës shqiptare”, tha ai.

Simiq tutje, duke aluduar në formimin e Ushtrisë së Kosovës, ka thënë se në ditët në vijim do t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar formimin e Ushtrisë.

“Kjo është më e rrezikshme dhe e tmerrshme, ne porosisim popullin se mbetemi këtu në trevat tona duke mbrojtur të drejtën për jetesë si dhe të drejtën që të mbetemi serb të tillë çfarë jemi. Paqja nuk ka alternativë, po as jeta nuk ka alternativë që do të thotë se nëse dikush në Prishtinë vendos që këto trupa të armatosura t`i dërgoj në veri të Kosovës absolutisht qëndrojmë prapa vendimit të shtabit të krizës. Në përfaqësuesit e popullit së bashku me popullin do të qëndrojmë duarthatë para këtyre formacioneve të armatosura duke mbrojtur të drejtën për jetesë, Ju paralajmëroj se përfaqësuesit e Listës Serbe do të dërgojnë ankesë Gjykatës Kushtetuese ditët në vijim. Sepse janë shkelur rregullat të cilat i kanë krijuar vetë shqiptarët”, ka thënë deputeti nga Lista Serbe Sllavko Simiq në konferencën e jashtëzakonshme që u mbajt në selinë e shtabit të krizës në veri të Mitrovicës.

 

https://kallxo.com/lista-srpska-fton-serbet-per-qetesi-pas-formimit-te-ushtrise/

.