Ilustrim

Lista e zyrtarëve publik që refuzuan ta deklarojnë pasurinë në AKK

13 zyrtarë të lartë publik nuk e respektuan Ligjin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Listës së publikuar nga AKK për zyrtarët që nuk kanë respektuar afatin ligjor të këtij institucioni i prinë Sami Gashi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Pjesë e listës janë edhe këta zyrtarë të lartë publik: Kastriot Lokaj, Komuna e Deçanit, Riza Abdyli, Komuna e Gjilanit, Arta Gashi dhe Sejdi Kurteshi nga Komuna e Kamenicës, Tush Dedaj, Komuna e Klinës, Visare Gashi dhe Fatmir Morina nga Komuna e Prishtinës, Sinan Alijaj, Komuna e Prizrenit, Trajko Shariq, Komuna e Rahavecit, Beqir Veliu dhe Ismet Salihi nga Komuna e Skenderajt dhe Hazër Tara nga KRM “Ekoregjioni” në Prizren.

Ndryshe, Agjencia Kundër Korrupsion ka shpallur një muaj deklarimin e pasurisë për zyrtarët publik, nga 1 marsi deri më 1 prill 2019.

Ditë më parë, i pari i këtij institucioni ka prezantuar edhe punën për vitin paraprak. Sipas Shaip Havollit, AKK gjatë 2018-tës ka denoncuar 114 persona për veprime korruptive. Të gjitha këto denoncime Antikorrupsioni i ka proceduar në institucionet e Drejtësisë.

https://kallxo.com/antikorrupsioni-denoncoi-114-persona-per-veprime-korruptive-nder-ta-edhe-zyrtare-te-larte/