FOTO DIBRAN HOXHA-FCB

Lirohet nga paraburgimi Dibran Hoxha, menaxher i 'Cobra City'

Dibran Hoxha, i akuzuar nga Prokuroria e Prizrenit për lëndim të rëndë trupor, është liruar nga paraburgimi.

Lajmi për KALLXO.com e ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës Avni Berisha.

Sipas avokatit Berisha, Gjykata e ka aprovuar kërkesën e tij dhe i a ka ndërruar masën e sigurisë duke e liruar nga paraburgimi. Kjo masë e sigurisë Hoxhës i është zëvendësuar me paraqitje në stacionin policorë.

Avokati Avni Berisha, ka thënë për KALLXO.com se sot gjatë seancës së shqyrtimit fillestar gjykata e ka aprovuar kërkesën e tij dhe e ka liruar nga paraburgimi Dibran Hoxhën, i akuzuar për veprën penale lëndim i rëndë trupor.

“Sot është mbajtur seanca fillestare dhe gjykatësi pasi i ka shqyrtuar kërkesën time, ka nxjerrë vendim për ta liruar nga paraburgimi klientin tim. Kjo masë i është zëvendësuar me paraqitje në stacionin policorë”, ka thënë avokati Avni Berisha.

Sipas tij, edhe vet pala e dëmtuar kishte kërkuar disa herë që të lirohej nga paraburgimi i akuzuari Dibran Hoxha, pasi që sipas tij të dyja palët kanë arritur pajtim.

Vet Dibran Hoxha pas lirimit ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook “Prapë në liri respekt për shtetin e Kosovës”.

Dibran Hoxha po akuzohet nga Prokuroria për veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Siç pati raportuar KALLXO.com, Hoxha e kishte sulmuar personin H.B. me stupca dhe mjete të mprehta si thika dhe të ngjashme në terë trupin. Ngjarja për të cilën dyshohet menaxheri i lokalit të natës “Kobra City” dhe dy të tjerë ka ndodhur më 15 qershor.

Që nga ajo ditë, Hoxha kishte qenë në arrati deri kur ishte arrestuar nga Policia e Prizrenit.

Lokali “Kobra City”  ishte bërë i njohur për shkak të valltares Donjeta Kasumi, e njohur me nofkën “Kallashi”.

KALLXO.com kishte raportuar lidhur me rastin për të cilin po akuzohet Dibran Hoxha.

https://kallxo.com/video-perballja-e-dibran-hoxhes-me-gjykaten/

https://kallxo.com/dibran-hoxha-ne-gjykate-nuk-do-ta-perseris-vepren-penale/

https://kallxo.com/vendimi-i-gjykates-dibran-hoxha-kthehet-ne-burg/

https://kallxo.com/arrestohet-bosi-i-kobra-city-t-ne-prizren-pas-disa-dite-arratie/

https://kallxo.com/video-dibran-hoxha-i-prangosur/

https://kallxo.com/kobrat-rrefehen-pas-zjarrit/