FOTO: KALLXO.com

Lirohet avokati Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj që është arrestuar sot ka njoftuar se është liruar.

“Të dashur miq. Jam i lirë. Pasdite jam në zyre me punë të përditshme. Në mbrëmje normal në shtëpi”, shkroi Halilaj në Facebook.

Gjatë ditës ai ka thënë se arrestimi ka ndodhur pasi i kishte dhënë informata lidhur me hetuesit e Inspektoratrit Policor që sipas tij kanë zbuluar privatësinë e viktimës në Drenas.

“Dje e raportova skandalin e radhës nga hetueist e IPK-së që i dhanë dëshmi  gazetares së KTV-së, lidhur me privatësinë e viktimës së rastit në Drenas. Shenjë hakmarrje të njëjtit sot më arrestuan.

https://kallxo.com/arrestohet-avokati-gazmend-halilaj/