Lirak Celaj

I lindur në Prishtinë më 26 mars 1973. Shkollën fillorë dhe të mesëm në Prishtinë. Diplomuar në Universitetin e Prishtinës ne Fakultetin e Arteve në degën a Artit Dramatik drejtimi i Aktrimit më 1995. Në tetor të vitit 1998 bashkëngjitet radhëve të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit në sektorin për Informim Publik si dhe zëdhënës i kësaj Zone. Pas luftës drejtor i Drejtorisë së Arteve në Ministrin e Kulturës së Qeveris së Përkohshme. Më 1999 drejtor i Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Deputet në mandatin e parë të Parlamentit të Kosovës. Anëtar i Këshillit Drejtues së PDK-së, nënkryetar i Degës së Prishtinës, drejtues i Departamentit të Kulturës në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së. Në aspektin profesional ka luajtur dhjeta role në teatër dhe në film si dhe ka bërë regji të filmit dhe ka shkruar skenarë për film dhe seriale televizive.. Aktualisht bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i teatrit të parë privat në Kosovë, Teatrit ODA. Ka ndjekur disa shkolla dhe kurse politike si në nivel të Kosovës ashtu edhe në atë rajonal dhe është certifikuar nga Kryeministri Bullgar dhe Universiteti i i Ri Bullgar si politikan profesional pasi ka mbaruar të gjitha kurset.

Kallxo 28/05/2014 - 18:32
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend