FOTO ILUSTRIM

Lipjan: Vajza e mitur keqpërdoret seksualisht

Policia ka arrestuar një qytetar të Lipjanit nën dyshimet se ka keqpërdorur seksualisht një vajzë nënë moshën 16 vjeçare. Raporti i policisë tregon se i dyshuari është arrestuar mbrëmë rreth orës 01 pas mesnate ndërsa pas arrestimit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësorë.

Në njoftimin e saj policia saktëson se personi i arrestuar është paraburgosur për 48 orë. Marrëdhëniet seksuale me persona nënë moshën 16 vjeçare janë të dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës.

Dënimet për këto vepra janë me burg ndërsa viktimat duhet ti nënshtrohen një trajtimit të detajuar mjekësorë