Foto: Fatmir Limaj/Facebook

Limaj: Zbardhja e rastit të vëllëzërve Bytyqi mbetet prioritet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur në takim Ilir Bytyqin, vëllanë e dëshmorëve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit, të ekzekutuar në Serbi.

“Ylli, Agroni dhe Mehmet Bytyqi lanë ShBA-në për t’iu përgjigjur zërit të atdheut”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Limaj ka thënë se zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet.

“Dhe në këtë drejtim e sigurova Ilirin se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur, në mënyre që kryerësit e këtij krimi të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar”, ka përfunduar Limaj.

Sot gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dhuruar medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, Ilir Bytyqit.

https://kallxo.com/haradinaj-dekoron-vellezerit-bytyqi-me-medaljen-e-skenderbeut/

www.kallxo.com